Subscribe

Takimi në Hamburg mes kancelares Merkel dhe presidentit turk Erdogan, nuk ka ndryshuar asgjë në vendimin e Gjermanisë për tërheqjen e trupave të saj nga baza ushtarake në Inxhirlik të Turqisë.

 

Largimi i pajisjeve ushtarake u konfirmua nga një zëdhënës i Ministrisë Gjermane të Mbrojtjes.

 

Një grup avionësh luftarakë lanë Inxhirlikun dhe u zhvendosen në një bazë të re ajrore në Jordani, ku do të qëndrojnë deri në tetor, ndërsa pjesa tjetër do të largohet në fund të korrikut.

 

Baza ushtarake gjermane e vendosur ne Turqi shërbente për operacionet ndërkombëtare kundër Shtetit të vetëshpallur Islamik ISIS.

 

Tërheqja e trupave nga Turqia u miratua nga parlamenti gjerman muajin e kaluar. Vendimi erdhi pas mosmarrëveshjeve mes dy palëve.

 

Ato nisën që nga shkeljet pas grushtit të shtetit, e deri tek fushata politike e Erdoganit në Gjermani për zgjerimin e kompetencave të presidentit, gjë e cila u kundërshtua fort nga Berlini zyrtar.

 

Pas mosmarrëveshjeve, Gjermania u detyrua të tërheqë trupat për të shmangur një përplasje me pasoja mes dy vendeve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *