Subscribe

Pa reformën në drejtësi, Shqipëria jo vetëm që nuk do të përfitojë çeljen e negociatave, por rrezikon seriozisht të humbasë edhe atë që ka arritur deri më tani, statusin e vendit kandidat. Paralajmërimi i forte dhe i paprecedentë vjen nga deputeti gjerman dhe kreu i Komisionit për Çështjet Europiane në Bundestag, Gunther Krichbaum. I prerë në qëndrimin e tij, deputeti kristian demokrat i partisë se Merkelit, qe është dhe aleate me PD ne Partitë Popullore Europiane, tha se Gjermania mbështet Shqipërinë në procesin e reformave, por këmbënguli se nëse nuk do ketë ndryshime, atëherë do kalojë e fundit në listë. I pyetur mbi mundësinë e miratimit të reformës në drejtësi me vota të caktuara që mund të vijnë nga opozita, deputeti gjerman nuk e konsideroi ndonjë problem të madh. Krichbaum nuk foli për përgjegjësi individuale politike, por theksin e vuri tek domosdoshmëria e bashkëpunimit politik për votimin e reformës. Në konferencën për shtyp, zhvilluar pas takimeve që pati në Tiranë me kryeministrin Rama, kreun e opozitës Basha, dhe zyrtarë të tjerë të lartë, Krichbaum tha se Gjermania dëshiron të qëndrojë përkrah Shqipërisë, por nëse vlerësohet se mungon vullneti për te ecur përpara, atëherë do pozicionohet përballë saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *