Gjermania mbështet vendimin e kryeministrit Albin Kurti për pezullimin e pjesshëm të taksës ndaj mallrave të Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës. Me anë të një postimi në Twitter, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, e cilëson vendimin e Kurtit një hap të rëndësishëm që mund të çojë në rinisjen së dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

CHRISTIAN HELDT

 

AMBASADOR I GJERMANISE

 

“Një hap i rëndësishëm dhe kurajues nga kryeministri Albin Kurti, vetëm disa javë pasi mori dëtyrën. Ky hap duhet të çojë në një proces konstruktiv të heqjes së barrierave tregtare dhe të lëvizjes së lirë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe riangazhim në dialog që çon në normalizimin e plotë.”

 

2 ditë më parë, Kurti njoftoi se në 15 mars do të hiqet tarifa për lëndën e parë që vjen nga Serbia dhe Bosnj-Hercegovina, me kushtin që Serbia të ndalë fushatën kundër njohjes së Kosovës. Dhe nga 1 prilli taksa do të pezullohet në masën 100% për një periudhë 90 ditore, e nëse Serbia nuk reflekton, atëherë taksa ndaj mallrave serbe do të rivendoset në 15 qershor.

 

SHBA-të dolën kundër vendimit të kryeministrit Kurti, ndërsa Bashkimi Europian e përshëndeti vednimin duke thënë se një vendim i tillë mund të ketë një efekt pozitiv për rivendosjen e tregtisë dhe rifillimit të dialogut Prishtinë-Beograd.

 

Nga ana tjetër Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, ka deklaruar se heqja e pjesshme e taksës është “lojë manovruese Brenda politikës së Albin Kurtit”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *