Ndalimi i plotë i importeve ruse të naftës dhe gazit natyror ka shtuar presionin në Gjermani, ndërsa përfaqësuesit politikë dhe sindikalistët shprehen kundër një embargoje të menjëhershme.

 

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck iu përgjigj akuzave se perëndimi po ndihmonte në financimin e luftës në Ukrainë përmes vazhdimit të importit të gazit nga Rusia.

 

ROBERT HABECK

MINISTER I EKONOMISE, GJERMANI

“Këto fonde nuk janë vendimtare për Rusinë në financimin e luftës. Presidenti Putin ka shumë mjete të tjera. Një ndërprerjeje e papritur e furnizimit me naftë dhe gaz rus, do të shtonte panikun. Njerëzit ndoshta jo thjesht do të përdornin më pak automjete, por do të kishte një vrapim në pikat e karburantit të ngjashëm me atë që ndodhi në fillim të pandemisë së koronavirusit në markete.”

 

Presidenti i sindikatës së Industrisë së Minierave, Kimikateve dhe Energjisë, Michael Vassiliadis, shprehet se furnizimi me energji i Gjermanisë ndodhet në mes të një transformimi që kërkon kohë.

 

MICHAEL VASSILIADIS

PRESIDENT, SINDIKATA E ENERGJISE

“Heqja dorë plotësisht nga furnizimet me gaz nga Rusia, qoftë edhe deri në vitin 2025, është një objektiv ambicioz i politikës. As një ndalim i menjëhershëm i furnizimit nuk është veprim i përgjegjshëm.”

 

Më herët, kancelari gjerman Olaf Scholz është shprehur se një ndalim i importeve do të çonte në një ndërprerje të madhe në disa sektorë industrialë në Gjermani.

 

Më pas do të kërcënonte një krizë e konsiderueshme ekonomike që do të rrezikonte shumë vende të punës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *