Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
09 April 2026
Vizion fokus

Champions League/ Atletiko shtang Barcelonën në Camp Now, e...

Sulmet tragjike me qindra viktima dhe të plagosur të...

Izraeli: Vendet e Shenjta në Jerusalem rihapen pas armëpushimit...

FIER/ Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i mjetit shkakton...

Irani reagon pas sulmeve në Liban: SHBA duhet të...

Aksident në aksion Korçë-Pogradec, një i plagosur

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në 254 numri...

E rëndë në Korçë! 65-vjeçarja bie nga shkallët e...

Negociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të mbahen në...

Tre skenarët që përcaktojnë nëse armëpushimi SHBA‑Iran do të...

Gjermania po ndjen pasojat ekonomike nga lufta e Iranit

7 Prill 08:50

Lufta e SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit ka shkaktuar tronditjen deri tani më të madhe të furnizimit me naftë në mbarë botën. Dhe 90% e prodhuesve në Gjermani po e ndiejnë që tani këtë ndikim.

Lufta e SHBA-së dhe e Izraelit kundër Iranit po tkurr ekonominë botërore. Kostot e energjisë po rriten ndjeshëm. Zinxhirët e furnizimit po copëzohen. Dhe nga faturat e energjisë tek ushqimet, konsumatorët po përballen me rritje çmimesh brenda vetëm një muaji.

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë thotë se konflikti ka shkaktuar “ndërprerjen më të madhe të furnizimit në historinë e tregut botëror të naftës”, që është regjistruar ndonjëherë deri tani. Po ashtu bllokimi i Ngushticës së Hormuzit po ndërpret furnizimin me plehra kimike, duke rritur çmimet me 30-40% që nga janari.

Shenjat e ngadalësimit të rritjes ekonomike kanë filluar të shfaqen në mbarë botën. Ndërprerjet e mëdha në furnizimet globale me naftë dhe gazin e lëngshëm natyror kanë rritur kostot, veçanërisht për vendet importuese të energjisë.

Gjermani: Alarm nga prodhuesit

Dhe në ekonomitë me prodhim madhor, si Gjermania, prodhuesit kanë vënë alarmin. Timo Wollmershäuser, ekonomist pranë Institutit IFO, thotë se “Pasiguritë më të mëdha lidhen me rrjedhën e ardhshme të konfliktit me Iranin. Nëse lufta përshkallëzohet ose zgjatet, çmimet më të larta të energjisë do ta pengonin më tej rimëkëmbjen në Gjermani, zinxhirët e furnizimit mund të ndërpriten dhe tregjet financiare mund të përballen me turbulenca edhe më të mëdha.

Një anketë e kohëve të fundit nga Instituti për Kërkime Ekonomike i Mynihut u drejtoi prodhuesve gjermanë pyetjen: A jeni të shqetësuar për luftën e Iranit? Përgjigja ishte pothuajse unanime: 90% të prodhuesve po përgatiten për ndikimin e kësaj lufte. Sepse ata po e ndiejnë që tani këtë ndikim.

78% e bizneseve të pyetura thanë se po përballen me rritjen e çmimeve të energjisë. 36% po përballen me rrugë transporti të bllokuara dhe mungesa të lëndëve të para. Dhe 24% presin rënie të kërkesës për eksport.

Jo vetëm zinxhirët e furnizimit

Nën presion nuk janë vetëm zinxhirët e furnizimit, por i gjithë sistemi financiar që lidhet me prodhimin. Institutet kryesore ekonomike të Gjermanisë i ulën pritjet e tyre për parashikimin e rritjes ekonomike për vitin 2026në 0.6%, më pak se gjysma e parashikimit të vitit të kaluar.

Inflacioni arriti në 2.7% në mars, niveli më i lartë në dy vjet. Dhe Banka Qendrore e Gjermanisë paralajmëron se përqindja mund të rritet edhe më tej.

Inflacioni dhe rreziqet financiare

Kompanitë janë gjithashtu të shqetësuara për rreziqet financiare, primet më të larta për sigurimet dhe kostot e paqëndrueshme të transportit të mallrave. Ekspertët e ekonomisë ende presin një rritje prej afër 3% këtë vit në shkallë botërore, por inflacioni në vendet e G20-ës mund të arrijë në 4%. Pra edhe pse konflikti është i kufizuar gjeografikisht, pasojat ekonomike ndihen në mbarë botën./dw

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Gjermani krize

Nga e njëjta kategori

Sulmet tragjike me qindra viktima dhe të plagosur të Izraelit, Libani shpall ditë zie kombëtare

më shumë...

Izraeli: Vendet e Shenjta në Jerusalem rihapen pas armëpushimit në luftën me Iranin

më shumë...

FIER/ Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i mjetit shkakton aksident

më shumë...

Irani reagon pas sulmeve në Liban: SHBA duhet të zgjedhë mes armëpushimit ose luftës ‘përmes Izraelit’

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:04

Champions League/ Atletiko shtang Barcelonën në Camp...

11:03

Sulmet tragjike me qindra viktima dhe të...

10:29

Izraeli: Vendet e Shenjta në Jerusalem rihapen...

9:50

FIER/ Tentoi t’i arratisej policisë, drejtuesi i...

9:37

Irani reagon pas sulmeve në Liban: SHBA...

9:22

Aksident në aksion Korçë-Pogradec, një i plagosur

9:05

Lufta në Lindjen e Mesme, shkon në...

8:57

E rëndë në Korçë! 65-vjeçarja bie nga...

8:09

“Kursejmë politikanët për të mos treguar realisht...

8:08

Negociatat SHBA-Iran, Shtëpia e Bardhë: Do të...

7:51

Tre skenarët që përcaktojnë nëse armëpushimi SHBA‑Iran...

7:39

Koreja e Veriut lëshon raketa balistike drejt...

7:28

Erdogan telefonon Trumpin për armëpushimin me Iranin...

7:04

Anija cisternë e naftës u bombardua në...

6:39

Izraeli vijon operacionin kundër Hezbollahut në Liban,...

6:17

Shkelet armëpushimi, Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit...

6:08

Parashikimi i motit për ditën e enjte

5:58

Sulmet izraelite në Liban, 89 të vrarë...

5:40

3 shenjat e zodiakut që i pret...

5:34

SMS mashtruese në emër të e-Albania për...

Më të klikuarat

  • EMRI/ Aksident tragjik në Itali, vdes 62-vjeçarja shqiptare...
  • E papritur, fermeri kërkon të largohet nga Ferma Vip 3
  • Ulet çmimi i naftës, Bordi i Transparencës publikon çmimet e...
  • Shkelet armëpushimi, Irani bllokon Ngushticën e Hormuzit pas...
  • EMRI/ Tentoi të vriste me armë zjarri 38-vjeçarin në mes të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.