Ambasadori gjerman, Peter Zingraf shprehu urimet e tij për miratimin e marrëveshjes së 5 qershorit në Parlament këtë të enjte.

Me anë të një postimi në “Facebook”, Zingraf tha se pavarësisht miratimit, duhet të vijohet më tej me dialogun gjithëpërfshirës për pika të tjera të mbetura pezull.

“Parlamenti shqiptar ka miratuar ditën e sotme ndryshime në Kodin Zgjedhor dhe ka implementuar kësisoj marrëveshjen e 5 qershorit të negociuar mbi bazën e rekomandimeve të ODHIR-it në Këshillin Politik. Unë e përshëndes këtë hap të rëndësishëm në rrugën drejt Konferencës së Parë Qeveritare në kuadrin e bisedimeve të anëtarësimit në BE. Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve që në zbatim të marrëveshjes, por edhe në ndërmarrjen e të gjitha hapave të tjera, të vijojnë më tej me dialogun dhe gjithëpërfshirjen. Reformat e thella në Kodin Zgjedhor sipas standardeve të OSBE-së dhe Komisionit të Venecias kanë nevojë për një përgatitje të thelluar të realizuar brenda një kohe të mjaftueshme dhe mund të kenë efekt prapaveprues mbi marrëveshjen e implementuar ligjërisht tanimë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *