Ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt ka thënë se shteti gjerman nuk ndryshon qëndrim ai nuk e përkrah idenë e ndryshmit të kufijve.

 

Këtë koment ambasadori Held e ka thënë pas takimit me ministrin e Ekonomisë së Kosovës Bedri Hamza, ku cilësoi se nuk është ndryshimi I kufinjve që do tu ndryshoj jetën njerëzve.

 

“Jam shumë i lumtur që kancelarja Merkel ishte shumë e qatë në këtë temë. Mos të harrojmë se këtë vit ne do ta rikujtojmë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore. Mendoj se ky kontinent ka parë mjaft probleme me kufij në shekullin e kaluar. Le të fillojmë t’i përmirësojmë kushtet e jetesës së njerëzve për të gjitha komunitetet ku jetojnë në shtetet e tyre dhe jo t’i zgjidhim problemet me ndryshime të kufijve. Mendoj që këto kohëra kanë përfunduar njëherë e përgjithmonë”.

 

Komentet e Heldt vijnë pas prezantimit të idesë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi se, ai është pro korrigjimit të kufijve me Serbinë, ashtu që Prishtina të marrë komunat shqipare të Luginës së Preshevës.

 

Edhe zyrtarë në Serbi kanë thënë se duan ta marrin pjesën veriore të Kosovës dhe t’ia bashkojnë Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *