Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
17 June 2026
Vizion fokus

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel: Bashkëpunim në...

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që...

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”, KLGJ e...

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve të Teheranit...

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin Pogradec-Lin, një...

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave, arrestohen 7...

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy veta, Zelensky...

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama: Ndau “shapin”...

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e drogës mbështeten...

Gjermania parajsë për pastrimin e parave

28 Gusht 11:00

Gjermania nuk ka një reputacion të mirë ndërkombëtar kur bëhet fjalë për luftën kundër pastrimit të parave. Në vitin 2014, Task Forca për Veprime Financiare (FATF) zbuloi shumë mangësi në sistemin e qarkullimit të parave, të cilat ua bënin shumë të lehtë  kriminelëve të pastronin  paratë në vendin më të fuqishëm ekonomikisht të Evropës. Në evaluimin e publikuar nga FATF-i të enjten, 25.08.22 del në pah se Gjermania mbetet ende destinacion tërheqës për pastrimin e parave.

 

Një nga arsyet kryesore është se organet hetimore e zbulojnë pastrimin e parave vetëm në kuadër të luftimit të krimit të organizuar, trafikut të drogës, trafikut të armëve, ose kontrolleve doganore. Kjo bën që shumë informacione që kanë të bëjnë vetëm me pastrimin e parave të mos përpunohen penalisht. Megjithëse Gjermania vitet e fundit ka marrë një sërë masash për ta luftuar fenomenin, ato ende nuk japin rezultat. “Në nivel politik Gjermania është angazhuar për hetimin dhe gjurmimin e pastrimit të parave, por nuk dihet se çfarë efekti kanë pasur këto masa”, thuhet në raportin e FATF-it. Në total, numri i rasteve që ndiqen penalisht me akuzën e pastrimit të parave është më i ulët se çfarë pritet dhe nuk përkon me profilin e riskut të Gjermanisë”, thonë ekspertët.

 

Një autoritet i ri i posaçëm për luftimin e parave

 

Ministri gjerman i financave Christian Lindner e kishte paralajmëruar që më parë që raporti i FATF-it nuk do të ishte i kënaqshëm. Prandaj edhe ai i parapriu lajmit duke paralajmëruar ngritjen e një autoriteti të ri për luftimin e pastrimin e parave. Zyra e re Policisë për Krimin Financiar, pritet të  përfundohet brenda kësaj legjislature dhe do të veprojë si një polici duke hetuar rastet komplekse të flukseve të paligjshme financiare. Ajo do të ketë kompetencat e veta hetimore.

 

Christian Lindner
Christian Lindner

 

Veç kësaj një qendër e re koordinimi do të kujdeset për të ashtuquajturin sektor jofinanciar, siç janë pasuritë e paluajtshme, ndërtimtaria, lojërat e fatit, pra, ata sektorë të ekonomisë që kanë në qarkullim një sasi veçanërisht të madhe parash. Deri tani ka mbi 300 autoritete mbikëqyrëse të shpërndara nëpër lande, që ndjekin njoftime të tilla dhe kanë nevojë për koordinim.

 

Nja hap në drejtimin e duhur

 

Lajmi për ngritje e entit të ri është mirëpritur si nga pozita ashtu edhe nga opozita dhe organizatat joqeveritare. Në Gjermani ekziston Njësia e Inteligjencës Financiare (FIU), por ajo merret vetëm me përpunimin e të dhënave. Ajo gjurmon transaksione financiare ose të dhëna që mund të kenë lidhje me pastrime parash, financimin e terrorizmit dhe vepra të tjera penale. Të dhënat vijnë nga institucionet e ndryshme, si bankat, kompanitë e sigurimeve dhe agjentët e pasurive të paluajtshme. Informacionet analizohen, dhe nëse janë relevante kalojnë te autoritetet përkatëse të zbatimit të ligjit ose te shërbimet sekrete.

 

Kunst am Tresor Geldbündel

Detajet e fundit të planeve të ministrit Federal të Financave Lindner (FDP) ende duhet të sqarohen në koalicionin qeveritar. Të Gjelbrit dhe SPD në parim kanë sinjalizuar miratimin e projektit. Edhe zëdhënësi i politikave juridike të grupit parlamentar CDU/CSU, Günter Krings, e konsideron projektin e Lindner si një hap në drejtim të duhur, por të vonuar.

 

Deputeti i majtë Pascal Meiser, kërkoi që emrat e pronarëve aktualë të pasurive të paluajtshme dhe aksioneve të kompanive të bëhen publike, si edhe të gjurmohet origjina e aseteve më të mëdha. Lëvizja qytetare “Finanzwende” mbështet gjithashtu faktin se në të ardhmen do të mundësohet konfiskimi i pronave, pronarët e të cilave nuk mund të identifikohen qartë dhe paralajmëron se me zyrën e re nuk duhet të lihen jashtë vëmendjes krime të tilla tatimore si Cum-Ex, shkruan lëvizja në portalin e saj./DW

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gjermania Pastrimi I Parave

Nga e njëjta kategori

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon, Rusia po tërhiqet

më shumë...

“Marina Orikum”, porta e re e luksit dhe turizmit detar në Mesdhe

më shumë...

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj autobusit që transportonte nxënës shkolle në Bjellorusi

më shumë...

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve të Teheranit për krijimin e armës bërthamore

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

5:52

Gogu takohet me homologun holandez Van Weel:...

5:46

Samiti i G7, Macron: Ukraina po përparon,...

5:20

“Marina Orikum”, porta e re e luksit...

5:19

Rusia akuzon Ukrainën për bombardimin vdekjeprurës ndaj...

5:08

“Një prokuror në Tiranë ka 600 dosje”,...

5:05

Trump: Marrëveshja SHBA-Iran i jep fund përpjekjeve...

4:54

Tre mjete përfshihen në aksident në aksin...

4:50

Parashikimi i motit për ditën e enjte

4:49

Operacioni “End Point”/ Mashtronin përmes call center-ave,...

4:26

Shefi i NATO-s: Për tango duhen dy...

3:51

PE miratoi progresin e Shqipërisë, reagon Rama:...

3:48

Tarifa shëndetësore për turistët, Sala: Për herë...

3:31

Mbyllet mandati i Kolegjit të Apelimit, drejtuesit...

3:09

Metani: Vettingu pastroi sistemin, përgjegjësia kalon te...

2:55

Numërimi në Kosovë drejt fundit, “Vetëvendosje” siguron...

2:48

GJKKO: Burg për narkotrafikantin! Florian Musaj, i...

2:45

Berisha mbron punën e SPAK: Grupet e...

2:32

Aksident në Memaliaj, 45-vjeçari bie nga skela...

1:59

Dyshohet se u mbyt në liqenin e...

1:56

Akuzat e Marjana Koçekut për Bajrat, Hasani:...

Më të klikuarat

  • Kërcënohet deputetja Koçeku? Neomalësorja mesazh për Bajrajt...
  • Marjana Koçeku tha se është kërcënuar nga Bajrat, reagon avo...
  • “Pesë persona me maska dhe rroba si të RENEA-s”, flet 55-vje...
  • Mjekësia shqiptare në zi, ndahet nga jeta neonatologu i njoh...
  • Dita e 17-të e protestës, nis grumbulimi i qytetarëve
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.