Qeveria gjermane dhe Policia Federale i kanë dhuruar një paketë ndihmash Policisë Shqiptare, për të ndërhyrë dhe dhënë ndihmën e parë në raste katastrofash natyrore.

Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast, ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj falënderoi shtetin gjerman dhe diplomatët e Ambasadës gjermane për ndihmën e ofruar në rastet e emergjencave civile, dhuruar për forcat e FNSH, në Policinë e Shtetit.

 

 

Edhe paketa që ne sot marrim në dorëzim është një paketë, e cila i adresohet Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilat tradicionalisht janë angazhuar edhe në përballimin e situatave të emergjencës civile. Si rregull nuk është detyra e Policisë të merret me emergjencat civile, por si rregull Policia merret përherë me emergjencat civile dhe përherë do të vazhdojë të merret me to. Në këtë aspekt, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë krahas shumë detyrave të tjera që plotësojnë në dobi të rendit dhe të sigurisë publike, janë ato që angazhohen edhe për të përballuar emergjencat civile, detyrë të cilën e kanë kryer me mjaft profesionalizëm dhe angazhim. Kemi parë sidomos forcat e Shkodrës, të cilat janë të pajisura me kapacitete për të përballuar përmbytjet, janë angazhuar edhe për përmbytjet e fundit. Ndërkohë që ne, me paketën e sotme të ndihmës zgjerojmë kapacitetet dhe mundësitë që Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë të mund të angazhohen në përballimin e emergjencave civile. E di që është një detyrë shtesë, por e di që ju e pranoni këtë detyrë me vullnet dhe me angazhim të plotë, për arsye se përmes angazhimit të emergjencave civile, ne lehtësojmë shumë dhimbje, shumë probleme, që natyra u shkakton qytetarëve tanë.

 

 

Kjo paketë ndihmash përbëhet prej gjeneratorësh elektrikë, pompa uji, sendesh e pajisje të tjera, që janë të nevojshme në raste akute të emergjencës, përmbytje, tërmete ose katastrofa të tjera natyrore. Në ceremoninë e zhvilluar për dorëzimin e donacioneve ishte i pranishëm Ambasadori i Gjermanisë në Tiranë, zyrtarë të lartë të Policisë, diplomatë e forca policore.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *