Gjermania pa marrëveshje për emigrantët

Partitë e koalicionit në Gjermani akoma nuk kanë një zgjidhje në lidhje me çështjet e emigrantëve.
Ligjvënësi i partisë Kristian-Demokrate, Volker Kauder, ka thënë se akoma nuk është arritur ndonjë marrëveshje, sepse komitetet e partive do të takohen të dielën
“Çështja është shumë serioze, ne e kemi kuptuar gjatë diskutimeve se nuk po flasim për diçka të vogël, është çështje e rëndësishme. Ne duhet të flasim me njëri-tjetrin”.
Duket se nga diskutimet e liderve të 16 shteteve të Bashkimit Evropian nuk ka akoma asnjë vendim konkret për zgjidhjen e ccështjes së emigrantëve.
Që nga viti 2015 qindra mijëra persona kanë arritur në Evropë, kryesisht pasi kanë ikur nga Siria dhe Iraku, duke nxitur tensione në mesin e anëtarëve të bllokut.




