E mërkurë, 7 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia ep. final) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Gjermania njeh patentat tona, nënshkruhet marrëveshja, përfitojnë mijëra shqiptarë

Duke nisur nga data 1 qershor 2022, patentat shqiptare do të njihen zyrtarisht në Gjermani.

 

Reklamë

Marrëveshja u nënshkrua nga ministrja Belinda Balluku dhe Sekretari i Shtetit për Infrastrukturën në Ministrinë Federale Gjermane, Oliver Luksiç.

 

Reklamë

Ata që kanë një leje drejtimi për motor, veturë, kamion dhe autobus e që është lëshuar në 5 vitet e fundit, mund ta bëjnë konvertimin e lejes pa qenë i nevojshëm një testim i ri.

 

Kjo vlen për të gjithë ata shtetas rezidentë në gjermani, që kanë qëndruar më shumë se 3 muaj atje.

 

Ndërsa të gjithë ata që kanë një patentë të lëshuar para 5 vjetësh, duhet të informohen pranë autoriteteve lidhur me vlefshmërinë e lejes së tyre të drejtimit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë