Gjermania mbështet dialogun/ Maas takon Vuçiç: Koha për rezultate konkrete

Gjermania mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve në rajon. Pas vizitës e tij një ditë më parë në Prishtinë ministri gjerman për Europën, Haiko Mas, është takuar me presidentin serb Aleksander Vucic ku kanë diskutuar rëndësinë e arritjes së një marrëveshje gjithëpërfshirëse.
Shefi i diplomacisë gjermane tha se ka ardhur momenti të zhvillohen hapa konkrete për të parë rezultatet.
HEIKO MAAS
MINISTER GJERMAN PER EUROPEN
“Ne jemi të vetëdijshëm për faktin se nuk do të jetë e lehtë, por ne ofrojmë të gjithë mbështetjen për ta zgjidhur atë sa më shpejt të jetë e mundur. Tani nuk ka të bëjë me bisedime, tani na duhen rezultate. Sigurisht, të dy vendet do të kushtojnë dhe konfirmojnë dhe zhvillojnë gjithçka që është rënë dakord deri më tani, është se ky konflikt ekziston, por ne nuk mund të fillojmë negociatat nga e para, tani duhet të përmbushim planin dhe të dy palët duhet të japin kontributin e tyre në arritjen e nje marrëveshje.”
Ndërkohe presidenti serb tha se qëllimi i Beogradit është të arrijnë në një kompromis me shqiptarët,në mënyrë së këto dy vende të jenë dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor.
ALEKSANDER VUCIC
PRESIDENT I SERBISE
“Gjermania njohu pavarësinë e Kosovës, Serbia nuk e njohu, por si Serbia ashtu edhe Gjermania mbështesin dialogun nën kujdesin e Bashkimit Evropian. Serbia do t’i afrohet këtij dialogu me një kompromis, Serbia beson se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhja më e mirë. Ne kemi nevojë për të ndërtuar paqen me shqiptarët, ne dhe shqiptarët do të jemi dy kombet më të mëdha në Ballkanin Perëndimor në 100 vitet e ardhshme. Thelbi i progresit është përmbushja e marrëveshjeve të nënshkruara, mbi të gjitha marrëveshja e Brukselit.”
Një ditë më parë zyrtari i lartë gjerman gjatë pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, foli për debatet për ndryshimin e kufijve me bazë etnike te cilat i cilësoi ide të rrezikshme.




