Qeveria gjermane përmes zëdhënësit Steffen Seibert, u bën thirrje qeverive të Kosovës dhe të Serbisë që të shmangin përshkallëzimin e tensioneve midis tyre dhe t’i rikthehen dialogut.

 

Në thirrjen e tij ai ka kritikuar fushatën e Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në agjencinë ndërkombëtare të policisë, Interpol, edhe Kosovën për vendosjen e taksës 100% mbi prodhimet e importuara nga Serbia.

 

“U bëjmë thirrje të gjitha palëve që të shmangin përshkallëzimin”, tha Seibert në Berlin, duke shtuar se normalizimi i marrëdhënieve Serbi-Kosovë është parakusht për bisedimet e pranimit të Serbisë në Bashkimin Evropian.

 

Sipas tij, qeveria në Prishtinë e ka fajësuar “fushatën e egër” të Serbisë për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol, gjatë një votimi që është mbajtur këtë muaj.

 

Ndërkohë javën e kaluar autoritetet kosovare, kanë rritur nga 10% në 100% taksën mbi prodhimet e importuara nga Serbia dhe Bosnje e Hercegovina.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *