E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:45 Në vijim ora 05:45: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjermania i thotë “Po” negociatave, CDU/CSU: Shqipërisë t’i ndizet drita jeshile

Gjermania zyrtarisht vendosi t’i thotë po hapjes se negociatave per anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Grupi parlamentar i CDU ka miratuar një dokument i cili është dakortësuar edhe me grupet e tjera parlamentare CSU dhe socialdemokratët për t’i hapur negociatat me Shqipërinë por me kushte. Sipas këtij dokumenti në mbledhjen e 18 tetorit Gjermania do të mbështese çeljen e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë, por data e konferencës së parë ndërqeveritare do të caktohet vetem pasi të plotesohen 3 kushte.

 

Reklamë

“Konferenca e parë e anëtarësimit të zhvillohet atëherë kur Qeveria Federale të vëreje plotësimin e kushteve të mëposhtme nga Shqipëria: Sigurimi i vënies në punë dhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese si dhe të Gjykatës së Lartë.Të merret vendim për reformën zgjedhore, e cila të jetë në përputhje të plotë me rekomandimet e OSBE / ODIHR. Rishikimi i draftit të përgatitur atje duhet të bëhet në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës të të gjitha forcave politike.”

 

Reklamë

Këto janë kushtet më emergjente që Shqipëria duhet të plotësojë, më pas Gjermania kërkon realizimin e një sëre objektivash para se të nisë çelja e kapitujve të anëtarësimit. Kushtet kryesore kanë të bëjnë me hetimin dhe gjykimin e atyre që akuzohen për blerje votash, hetime për korrupsionin e politikanëve të nivelit të lartë e deri tek sqarimi I legjitimitetit të zgjedhjeve lokale.

 

“Fillimi i ndjekjes penale dhe eventualisht i proceseve gjyqësore kundër atyre që lidhen me blerjen e votave në zgjedhje. Angazhimi i strukturës speciale për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar. Progres solid në krjimin e bilanci suksesi në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet, përfshirë inicimin dhe proçedimet e para të përfunduara kundër nënpunësve civilë dhe poli-tikanëve të nivelit të lartë. Një vendim përfundimtar për ligjshmërinë e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019 nga Gjykata Kushtetuese.”

 

Kriza politike nuk është vendosur tek kushtet edhe pse kërkohet nje reformë zgjedhore me të gjitha palët, por Gjermania e ka bërë të qartë se pa zgjidhur krizën rruga e integrimit do të jetë e vështirë.

 

“Shqipëria është në një krizë të brendshme politike të rëndë. Bundestagu gjerman u bën thirrje me ngulm të gjitha forcave demokratike në Shqipëri që menjëherë të bëjnë çdo përpjekje për të kapërcyer sa më shpejt këtë krizë përmes dialogut politik, sepse përndryshe rruga për negociatat e anëtarësimit do të bëhet në mënyrë të konsiderueshme më e vështirë.”

 

Ky qëndrim I CDU I dakortesuar edhe me grupet e tjera parlamentare pritet te miratohet mbremjen e se enjtes nga Bundestagu gjerman. E pas ketij momenti mbetet vetem qartesimi I qendrimit te Frances per te kuptuar nese Shqiperise do t’i hapen apo jo negociatat ne 18 tetor.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë