E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Gjermania goleadë në Azerbajxhan, Anglia bën detyrën (golat)

Gjithçka e lehte për Gjermaninë që në Baku mundi Azerbajxhanin duke qëndruar në krye të Grupit C.

 

Në sfidën e 5 të vlefshme për eliminatoret e botërorit , fitorja e 5 radhazi për kampionet në fuqi të botës të cilët zhbllokuan shifrat me Shurle, u surprizuan një moment kur Nazarov shënoi golin provizor, për te gjetur edhe tre here te tjera rrjetën me Myler, Gomez e përsëri Shurle 9 minuta nga fundi.

Reklamë

Vendi i dytë për Irlandën e Veriut qe mundi pa probleme ne Belfast 2-0 Norvegjinë . Ndërkohe Republika Çeke shpartalloi San Marinon 6-0 në fushën e këtyre të fundit. Nuk gaboi as Anglia e cila konsolidoi kreun e Grupit F pas fitores 2-0 në shtëpi ndaj Lituanisë.

 

Tre luanët shënuan nga një gol për çdo pjesë falë rrjetave te Defoe dhe Vardy. Në takimet e tjera të këtij grupi Skoci – Sloveni 1-0 dhe Malte – Slovaki 1-3.

Vazhdo të lexosh

Reklamë