Gjermania është fituese e turneut te 10-te te kupës se konfederatave ne futboll. Ne Krestovksi Stadium te Shën Peterburgut, skuadra e Joakim Lev mundi ne finale Kilin me rezultatin 1-0. Amerikano latin e filluan mjaft mire takimin duke suprizuar jo pak pancerat ne 20 minutat e para. Fale nje presioni asfiksues kilianet vunë diktatin duke mbyllur kundërshtarin ne gjysmëfushe e duke mos u dhëne asnje shans te dilnin ne manovrat e tyre. Gjithsesi ishte pikërisht Ter Stegen qe u beri balle tentativave te Vidal dhe Edu Vargas. Por ne momentin e tyre me te mire u goditen kjo edhe fale cinizmit gjerman qe u dha mundësi kampioneve te botes te kalonin ne avantazh. Ne minutën e 20 pas nje gabimi te mesfushorit Diaz, ishte Verner qe dhuroi nje top per te Stindl, i cili i vetëm mposhti portierin kundërshtar. Goli i çliroi nga ana psikologjike gjermanet te cilët mund te kishin gjetur rrjetën përsëri me Goretzka dhe Draxler, nëse Bravo nuk do te ishte ne pozicionin e duhur. Edhe ne pjesën e dyte ishte skuadra e Joakim Lev qe komandoi ne fushe kjo edhe fale mbështetjes te forma mjaft te mire e Julian Draxler. Me kalimin e minutave gjakrat u nxehen ne shume me dy lojtaret e Bajernit Vidal dhe Kimich ne qendër te polemikave.

 

Kilianet rriten përpjekjet e tyre ne kërkim te barazimit te shifrave, por pa e arritur ate ne rastet e Sanchez Vargas dhe ne fund Sagal. Shansi i fundit ne minutat shtese i takoi Alexis Sanchez i cili ne gjuajtjen e tij gjeti përgjigjen e duhur te portierit Ter Stegen, duke i dhëne mundësinë Gjermanisë te merrte kupën e pare te konfederatave ne histori. Vitin e ardhshme pancerat kane mundësi pikërisht ne Rusi te heqin mallkimin e çdo skuadre qe kush fiton kupën e konfederatave nuk triumfon ne kupën e botes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *