Kombëtarja gjermane U17 është kampion e botës në futboll. Pas një loje që përfundoi në penallti, Gjermani arriti të rrëmbente kupën e Botës, duke mundur Francën.

 

Ndeshja u zhvillua në stadiumin “Manahan” në Surakarta, Indonezi.

 

Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2. Të rinjtë gjermanë kaluan në epërsi 1-0 në pjesën e parë me penalltinë e mirëvendosur të Brunner në minutën e 29-të, por megjithatë sfida u barazua.

Kjo fitore vjen disa muaj para se Gjermania të zhvillojë “Euro 2024”, në një kohë që grupi i përfaqësuesve të Kombëtares gjermane duket se ka humbur lavdinë e dikurshme.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *