E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermania do të kryejë 200 mijë testime në ditë për koronavirusin

Gjermania po planifikon që të testojë 200 mijë njerëz në ditë për COVID-19 , me shpresën se do të përsëritet suksesi i Koresë së Jugut për ngadalësimin e përhapjes së koronavirusit.

 

Kancelarja Angela Merkel kërkon të testojë të gjitha rastet e dyshuara dhe të gjithë rrethin e personave që kanë qenë në kontakt me pacientin e konfirmuar me COVID-19.

 

Reklamë

Koreja e Jugut mund të jetë një shembull dhe model sukesi që përdori një kontroll efektiv, jo vetëm me testime, por edhe me gjurmim përmes telefonit të të gjitha rasteve të dyshuara dhe të konfirmuara.

 

Aktualisht, Gjermania është duke kryer testime më shumë se çdo vend tjetër i Evropës, me 500 mijë testime në javë, por planet e fundit do t’i dyfishojnë kapacitetet.

 

Kriteret e testimet fokusohen në ata persona që shfaqin simptoma të COVID-19, ose që ka qenë në kontakt me rastet që kanë rezultuar pozitive.

Vazhdo të lexosh

Reklamë