Gjatë një ceremonie mbajtur këtë të mërkurë në Komisariatin e Policisë Rinas, zv.ambasadori i  Gjermanisë në Tiranë, Jannis von Oy i  ka dorëzuar drejtorit të Departamentit për Kufirin dhe Migracionin, Eduart Merkaj, një pajise bashkëkohore moderne që do të përdoret nga ana e Policisë Kufitare në aeroportin e Rinasit, për ekzaminimin e dokumenteve të udhëtimit.

Merkaj ka falenderuar zv.ambasadorin për këtë dhuratë me shumë vlerë në ndihmë të Policisë Kufitare, në punën për të parandaluar, evidentuar dhe goditur paligjshmërinë dhe në këtë rast atë në fushën e falsifikimit të dokumenteve, por edhe për gjithë mbështetjen e dhënë  për Policinë Kufitare, nga Policia gjermane dhe ambasada e Gjermanisë në Tiranë.

Pajisja VSC do t’iu vijë në ndihmë punonjësve të Policisë Kufitare gjatë kontrolleve dhe ekzaminimeve të dokumenteve të udhëtimit, në hyrje dhe dalje të Shqipërisë.

Komisariati i Rinasit, nga viti 2017 deri në vitin 2020, gjatë kontrolleve në hyrje dalje ka evidentuar 546 dokumente udhëtimi të falsifikuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *