Gjermania autorizon provat klinike për vaksinën e koronavirusit tek njerëzit

Instituti Paul Ehrlich ka autorizuar për herë të parë provën klinike të një vaksine koronavirus mbi një qenie njerëzore në Gjermani.
Sipas Institutit Federal për Mjetet Biomjekësore, Mainz Biontech ka marrë lejen për të testuar vaksinën e ARN-së mbi 200 vullnetarë të shëndetshëm midis moshave 18 dhe 55 vjeç.
Sot gjithashtu shkencëtarët në universitetin e Oxfordit thanë se janë gati të nisin testimin e një vaksine tek njerëzit nga kjo e enjte, 510 vullnetarë të moshës 18 deri 55 vjec do të jenë pjesë e kësaj faze të rëndësishme e cila do të marrë kohë deri në vjeshtë. Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock bëri të ditur se edhe një projekt i dytë në Imperial College London po vijon punën për zbulimin e vaksinës.
Ndërsa në Francë vijon një studim mbi trajtimin që mund t’u ofrohet pacientëve me koronavirus deri në gjetjen e vaksinës. Shkencëtarët po shfrytëzojnë të dhënat që janë marrë nga viruset SARS dhe MERS ndërsa në këtë projekt po marrin pjesë 3200 të sëmurë nga disa vende të Europës.




