Një tragjedi është shmangur në Frankfurt të Gjermanisë, kur një person i armatosur, i cili ka hapur zjarr në një kinema është ekzekutuar nga forcat speciale.
Policia ka ndërhyrë menjëherë sapo në kompleksin “Kinopolis” është raportuar për të shtëna. Njësitë speciale kanë vepruar në një operacion blic. Ata kanë hedhur gaz lotsjellës dhe më pas janë futur në godinë duke ekzekutuar personin e armatosur. Uniformat blu i fiksoheshin një situate pengmarrjeje, por ndërhyrja e tyre e shpejte ka shmangur këtë situatë. Burime zyrtare bëjnë me dije se asnjë person, nuk është lënduar nga të shtënat e armëve. Ata thonë se disa prej qytetarëve që ndodhshin në kinema, kanë patur probleme shëndetësore, për shkak të përdorimit të gazit lotsjellës. Ata kanë marrë trajtimin mjekësor dhe janë shëndoshë e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *