E mërkurë, 23 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani, sulm me thikë në supermarket

Një person ka mbetur i vrare dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me thikë në supermarketin më të madh në Haburgut  ne Gjermani. Ngjarja ndodhi rreth orës 15 me orën lokale. Policia e Hamburgut arrestoi menjëherë autorin e sulmit. Supermarketi është blinduar nga forca të shumta policie, ndërsa të gjithë të pranishmit janë evakuuar menjëherë.

 

Sipas dëshmitarëve, agresori, i cili mbante një thikë në dorë, thirri Zoti është i madh dhe filloi të qëllonte drejt klientët. “Nëse policia nuk do kishte ndërhyrë në kohë, shumë persona të tjerë mund të ishin lënduar rëndë”, rrëfejnë dëshmitarët.

 

Reklamë

Mendohet se sulmi me thikë mund të jetë një tentativë për grabitje, por nuk përjashtohet as mundësia e ndonjë sulmi të mundshëm terrorist. Megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar nga policia.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë