E martë, 10 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani, shqiptari hidhet nga kati i gjashtë

Një emigrant shqiptar është hedhur nga kati i gjashte i nje ndërtese ne Gjermani, për t’i shpëtuar ndalimit nga policia. Ngjarja ndodhi ne qytetin Rostok. 21 vjeçari kishte mbyllur me çelës derën e banesës dhe nuk pranoi t’ua hapte forcave te rendit. Ai u var tek teli i rrobave dhe përfundoi ne toke. Fatmirësisht emigranti pësoi vetëm disa thyerje dhe ndodhet jashtë rrezikut per jetën. Sipas raportimit te mediave gjermane, punonjësit e Zyrës se Emigracionit dhe dy police gjendeshin ne shtëpinë e tij për ta dëbuar nga vendi. Qeveria gjermane e ka vendosur Shqipërinë ne listën e vendeve te sigurta, çka do te thotë se kërkesat e shqiptareve për azil nuk merren ne konsiderate.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë