Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë:...

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende...

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj çdo sulmi...

SHBA/ Të shtëna me armë në një restorant në...

Trump: Anulova sulmet ndaj Iranit me kusht që të...

Rrëzohet avioni në Peru, humbin jetën 11 turistë evropianë...

“Siguria e qytetarëve e para”, Lamallari publikon pamje nga...

Influenceri ukrainas interviston kryeministrin e Shqipërisë! Rama flet për...

Gjermani: Një në çdo pesë pacientë me Covid-19 vdes

6 Gusht 21:05

Rreth një e pesta e pacientëve të shtruar me Covid-19 në spitalet gjermane nga fundi i shkurtit deri në mes të prillit kanë vdekur. Sidomos të rrezikuar janë pacientët që kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

Nga analiza e të dhënave të 10,000 pacientëve të konfirmuar si të infektuar me Covid-19 që janë trajtuar në 920 spitale gjermane nga 26 shkurti deri më 19 prill rezulton se një në çdo pesë pacientë kanë vdekur nga sëmundja.

Po ashtu sipas studimit pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale kanë shumë më tepër gjasa që të vdesin, sesa ata që nuk kanë nevojë për frymëmarrje artificiale.

Tek pacientët që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 53 përqind, kurse te ata që nuk kishin nevojë 16 përqind.

Të vdekur edhe nga grupmoshat e reja

Në rastet e pacientëve – sidomos të atyre mbi 80 vjeç –  që kishin nevojë për frymëmarrje artificiale vdekshmëria ishte 72 përqind, pra mjaft më e lartë se e atyre që nuk kishin nevojë. Po ashtu shkallë e lartë vdekshmërie u konstatua tek pacientët që kishin nevojë për dializë për shkak të mosfunksionimit të veshkave.

Sipas të dhënave rezulton edhe se vdekshmëria tek meshkujt e trajtuar në spital ishte 25 përqind, kurse tek gratë 29 përqind. Pavarësisht nga gjinia vdekshmëria më e lartë konstatohet tek pacientët e moshuar – 27 përqind i përkisnin grupmoshës nga 70 deri në 79 vjeç, 38 përqind ishin mbi 80.

Megjithatë sipas dr. Christian Karagiannidis, drejtor i Klinikës për Sëmundjet e Mushkërive në Këln-Merheim, edhe nga grupmoshat e reja ka pasur si të infektuar edhe të vdekur, prandaj masat mbrojtëse duhet të vazhdojnë të respektohen prej të gjithëve.

Grupet më të rrezikuara

Sipas studimit pacientët që vuajnë nga sëmundje të zemrës, si aritmia, apo nga diabeti kanë më shumë të ngjarë të kenë nevojë për frymëmarrje artificiale sesa ata që nuk vuajnë nga sëmundje të tilla. Analiza tregoi se 43 përqind e pacientëve me sëmundje zemre dhe 39 përqind e atyre që vuajnë nga diabeti kishin nevojë për frymëmarrje artificiale.

Studimi i kryer nga Instituti shkencor i AOK (WIdO), Shoqata Ndërdisiplinare Gjermane e Reanimacionit (DIVI) dhe Universitetit Teknik të Berlinit, u botua në revistën mjekësore “The Lancet Respiratory Medicine”./ DW

Posted Under:
Bota
Tagged:
Gjermani koronavirus vdesin

Nga e njëjta kategori

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë për shuarjen e flakëve

më shumë...

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati i Shenjtë: Të gjendet zgjidhje për stabilitetin. Të martën mbledhje e BE

më shumë...

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra mbeten ende aktive në Francë dhe Spanjë

më shumë...

Ministri i Jashtëm iranian: Përgjigje vendimtare ndaj çdo sulmi nga SHBA-të ose Izraeli

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

4:14

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që...

3:56

Jo vetëm fotot, por edhe mesazhet; Cili...

3:19

Fluks i lartë në pikat kufitare të...

3:07

Qiraja e apartamentit vetëm rritet, agjentët imobiliarë...

3:01

Protestat kundër propozimit të PS për reformën...

2:49

Albin Kurti negociata me LDK-në: Do shfrytëzojmë...

2:46

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria...

2:38

Papa reagon për situatën në Ceuta, Ati...

2:30

Kontrolle intensive në Tiranë dhe Krujë, arrestohen...

1:30

Prej më shumë se 24 orësh nëntokë,...

1:20

Përfshihet nga zjarri një apartament në Vlorë,...

1:15

Strelca po ringjallet nga turizimi, banorët investojnë...

1:04

“Rrugorja” vijon kontrollet intensive, mbi 12 mijë...

1:02

Gruaja e vitit për sigurinë kibernetike, Esmeralda...

12:01

Fluks në shtëpitë e Kadaresë e Agollit,...

11:51

Greqia vijon betejën me zjarret, disa vatra...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Të shtëna me armë pranë Urës së Milotit, qëllohet drejt një...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.