Ish-udhëheqësi i Katalonjës, Carles Puigdemont, është ndaluar nga autoritetet gjermane. Lajmin e ka konfirmuar avokati i tij, i cili sqaroi se arrestimi u krye pas kalimit të kufirit të Danimarkës, në rrugën për në Belgjikë. Puigdemont ka jetuar në Ekzil në Belgjikë që prej referendumit të paligjshëm për pavarësi, i mbajtur në muajin tetor. Një urdhër arresti evropian u riaktivizua kohët e fundit kundër tij.

 

Tensionet në rajon janë shumë të larta. Turma protestuesish u përplasën me policinë në Katalonjë mbrëmjen e së premtes, pasi Gjykata e Lartë Spanjolle vendosi për gjykimin e 25 politikanëve katalanas, nën akuzën e rebelimit dhe mosbindjes ndaj shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *