Subscribe

Gjashtëqind delegatë nga Partia Social Demokrate e qendrës së majtë në Gjermani do të mbajnë sot një kongres të posaçëm partiak në qytetin e Bonit ku do të votohet për fillimin e negociatave zyrtare të koalicionit me Kristian Demokratët e Kancelares Angela Merkel dhe Unionin Kristian Social.

 

 

a

Liderët gjermanë janë duke tentuar të krijojnë një marrëveshje, e cila do të parandalonte shtetin nga trazirat e mundshme politike, apo mundësinë e zgjedhjeve të reja.

 

Në rast se SPD do të votojë kundër krijimit të koalicionit, Merkel duhet të udhëheqë një qeveri të paqëndrueshme, ose të kërkojë zgjedhje të reja.

 

Lideri i Unionit Kristian Social, Horst Seehofer, ka thënë se kundërshtimi i SPD-së do të ishte “katastrofë politike” për Gjermaninë.

 

Gjermania është përballur me pasiguri politike prej zgjedhjeve të përgjithshme që janë mbajtur në shtator të vitit të kaluar.

 

Pas humbjes së madhe në zgjedhje, lideri i SPD-së, Martin Schulz, ka premtuar se kjo parti do të jetë në opozitë, mirëpo më pas kërkoi që të rikonsiderohet propozimi i kancelares Merkel për të ashtuquajturin “koalicion të madh”, në përpjekje për t’iu shmangur paqëndrueshmërisë politike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *