Anulohet festa tradicionale e birrës në Bavari, e cila organizohet çdo vit nga muaji shtator deri në tetor. Shkak i pezullimit është bërë pandemia e Covid -19.

Me urdhër të autoriteteve festa tradicionale e birrës, e njohur ndryshe dhe si festa e tetorit është anuluar për herë të parë pas 73 vitesh.

“Rreziku i infektimit do të ishte shumë i madh, sepse në këtë festë vijnë vizitorë nga e gjithë bota për të festuar në tendat e ngritura. E masat kufizuese dhe distanca sociale sikur nuk përputhen me atmosferën tipike të kësaj feste”, deklaroi Markus Söder.

Oktoberfest, në të cilën marrin pjesë rreth 6 milionë njerëz, do të duhej të mbahej nga data 19 shtator deri më 4 tetor

Anulimi pritet t’i japë një goditje të madhe ekonomisë së Mynihut, pasi festivali gjeneron më shumë se 1 miliard euro çdo vit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *