Subscribe

Përplasje mes policisë dhe qindra protestuesve jane shënuar kete te shtune ne qytetin e Shtutgardit ne Gjermani. Demonstrues te majte kane tentuar te pengojnë njerëzit qe do te merrnin pjese ne nje konference te partisë se ekstremit te djathte Alternativa për Gjermaninë. Gjate konferencës kjo parti kishte paralajmëruar se do te riafirmonte qëndrimin e hapur kundër islamit. Forcat e policisë përdoren edhe spraj kundër protestuesve. Disa persona u arrestuan. Por pavarësisht këtyre përplasjeve, konferenca nisi sipas parashikimit. Alternativa per Gjermaninë siguroi nje rezultat te mire ne zgjedhjet per parlamentet e tre landeve ne Gjermani muajin e shkuar dhe ka kundërshtuar ashpër vendimin e kancelares Merkel per te pranuar 1 milionë emigrante ne vitin 2015. Kjo force synon te ndaloje mbajtjen e Burkes dhe minaret ne vend.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *