E diel, 8 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani, ekstremistët e të djathtës: Betejë kundër qeverisë

Mijëra protestues u mblodhën përpara selisë së Partisë Alternativa për Gjermaninë mbrëmjen e së dielës, duke protestuar kundër hyrjes së ekstremistëve në Parlament.

 

Tubimi u zhvillua në kohën kur nacionalistët po festonin rezultatin surprizë në selinë e tyre. Demonstruesit protestuan paqësisht: ata mbajtën pankarta në duar, ku shprehej papajtueshmëria lidhur me premtimet për të bllokuar hyrjen e emigrantëve.

 

Reklamë

Nacionalistët e Alternativës për Gjermaninë kanë siguruar sipas rezultateve paraprake , 12.6 % të votave, çka e çon partinë e ekstremit të djathtë për të parën herë në Bundestag dhe si forcë e tretë.

 

Bashkëthemeluesi i partisë së parë ekstreme të së djathtës, Alexander Gauland, ka deklaruar se do të kundërshtojë me forcë qeverinë e re. Mbështetja për AFD u rrit shpejt pas ardhjes së më shumë se një milion refugjatëve në Gjermani në 2015.

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë