Subscribe

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier mbrëmjen e djeshme ftoi krerët e partive nё njё raund konsultimi nё presidence. Për rreth dy ore, ai diskutoi me kancelaren Angela Merkel, kryetarin e partisë kristiansociale (CSU) Horst Seehofer dhe me kryetarin e Partisë Socialdemokrate (SPD) Martin Schulz mundёsitё për shmangien e zgjedhjeve të reja me njё koalicion tё ri me baze tё gjere mes dy partive.

 

Pas takimit nuk u publikuan detaje. Ende mbetet e paqarte nëse mund tё ketë lëvizje drejt njё koalicioni tё tille. Media gjermane bëne të ditur se ka drite jeshile për nisjen e negociatave.

 

Mbeten vetëm dy mundësi pёr krijimin e qeverise nëse shmangen zgjedhjet e reja: ose unioni konservator tё qeveris me socialdemokratet, ose Merkel duhet tё drejtoje njё qeveri tё pakicës. Por kancelaria do ta shmangë me tё gjitha mundёsitё njё qeverisje tё pakicës, sikurse ka theksuar ajo disa here.

 

Njё qeveri pakice, sipas Merkel, do tё bënte qё shpejt tё kishte zgjedhje tё reja. Ndaj kancelaria është pёr njё vazhdim tё koalicionit me socialdemokratet.

 

Por nё radhët e socialdemokrateve nen drejtimin e Martin Schulz është mjaft e diskutueshme mundësia e njё koalicioni me baze tё gjere. Schulz pas zgjedhjeve e përjashtoi nё mënyre kategorike mundësinë pёr tё nisur bisedimet e koalicionit  CDU/CSU.

 

Sipas një sondazhi të publikuar sot, pjesa më e madhe e gjermanëve, rreth 61 për qind u shprehën në favor të hapjes së negociatave për koalicionin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *