E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani, deputetja konservatore zgjidhet presidente e Bundestagut

Deputetja konservatore gjermane Julia Klockner është zgjedhur presidente e Bundestagut, Dhoma e Ulët e parlamentit gjerman, në ditën e parë të seancës së re legjislative.

Klockner, 52 vjeç mori një shumicë votash menjëherë pasi Bundestagu i ri u mblodh në Berlin për mbledhjen e tij themeluese pas zgjedhjeve të muajit të kaluar.

Presidenca e Bundestagut është zyra e dytë më e lartë shtetërore në Gjermani, pas presidencës federale. Për sa i përket protokollit, pozicioni pozicioni është më i lartë se ai i kancelarit.

Roli tradicionalisht plotësohet nga grupi më i madh parlamentar, i cili në seancën e re është blloku i qendrës së djathtë CDU/CSU – i përbërë nga kristiandemokratët e Friedrich Merz dhe Unioni Kristiansocial në Bavari.

Vazhdo të lexosh

Reklamë