Sulmi tragjik që u mori jetën 9 viktimave ka ndezur debatin për kufizimin e ligjit të armëve në Gjermani. Zv/kancelari gjerman Sigmar Gabriel ka deklaruar se është duke u hetuar fakti se si autori i këtij krimi të rëndë, 18-vjecari gjermano-iranian ka siguruar këto armë pavarësisht problemeve të rënda mendore. “Po shqyrtojmë mundësinë për të vendosur kontrolle më të rrepta, sa i takon mundësisë për të marrë armët vdekjeprurëse. kriteret duhet të jenë shumë të forta, në mënyrë që të kontrollojmë përhapjen e tyre – deklaron Gabriel. Një deklaratë të ngjashme e ka bërë dhe ministri i brendshëm, pasi vizitoi skenën e krimit. Këto masa pritet të merren nga Berlini zyrtar, pavarësisht se sipas raportit të kongresit në SHBA, Gjermania është në radhët e vendeve që kanë legjislacionin më të ashpër sa i takon armëve. Ali David Sonboly, 18 vjeç, qëlloi për vdekje 9 persona në një qendër tregtare ne Gjermani, dhe plagosur të paktën 27 të tjerë, 10 prej të cilëve në gjendje kritike. me pas ai u vetëvra. Sipas policisë gjermano-iraniani kishte me vete një municion prej të paktën 300 fishekësh.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *