Subscribe

Pas bisedimeve maratonë, liderët e partive të Unionit CDU/CSU Angela Merkel dhe Horst Seehofer si dhe ai i socialdemokratëve Martin Schulz kanë arritur marrëveshjen për një projekt koalicioni. Grupet negeociatore arritën dakordesine ne çështjet teknike qe ndanin palët pas disa dite negociatash dhe tashme hapet kështu rruga për bisedime të detajuara, pasi marrëveshja duhet miratuar edhe nga organet e partive, që do të futen në koalicion. Rezultati i bisedimeve ishte një raport prej 28 faqesh, ku emigracioni dhe taksat janë konsideruar si pika kyçe.

 

Ndër të tjera është rënë dakord se nuk do të ketë rritje taksash siç kërkonin socialdemokratet dhe nuk do të lejohen më shumë se 180 mijë deri në 220 mijë refugjatë të huaj në një vit te hyjnë ne Gjermani. Per ata refugjate qe kane fituar azil politik ne vend, bashkimi familjar për arsye shumë të forta sociale do të lejohet, por do të kufizohet në 1000 persona në një vit deri ne hartimin e nje legjislacioni te posaçëm.

 

Gjithashtu është rënë dakord per ndryshim te tarifave qe paguhen per sigurimet shendetesore qe do te ndahen pergjysem tashme nga punedhenesi dhe punëmarrësi. Edhe ne çështjet e Bashkimit Europian është rene dakord ne tërësi gjithashtu edhe ne probleme lokale si rritja e kontributeve per pensionet, femijet apo edhe per gratë. Përparimi i shënuar në këto bisedime paraprake është një sinjal pozitiv për daljen e Gjermanisë nga pasiguria politike që e kishte përfshirë vendin që prej zgjedhjeve federale të shtatorit 2017.

 

Ne gjysme te mandatit është rene dakord qe te rishihet marrëveshja, nëse ka nevoje per rifreskim ndërkohe qe nje mase sigurie është edhe votimi unanim ne parlament i grupeve parlamentare te partive përkatëse, per te mos lejuar ikjen e shumicave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *