E martë, 10 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:00 Në vijim ora 02:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Gjermani, aksidentohet autobusi me turistë

18 pasagjerë humben jetën dhe shumë të tjerë u plagosen, pasi një autobus me turiste u përfshi mëngjesin e sotëm nga flakët në autostradën “A9” në Bavari.

 

Autobusi, ne të cilin ndodheshin 46 pasagjerë dhe dy shoferë, shpërtheu në flakë pasi u përplas me një kamion, në autostradën e qytetit bavarez Muenchberg.

 

Reklamë

Helikopterë dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes për të shpëtuar të plagosurit dhe autostrada u mbyll në të dyja drejtimet, duke shkaktuar dhe bllokim të trafikut.

 

Policia tha se disa nga pasagjeret u plagosën rëndë gjatë përplasjes dhe ndodhen ne rrezik për jetën.

 

Autoritetet dyshojnë se nga flaket që përfshine mjetin mund të kenë shkrumbuar trupat aq sa ata janë bere te paidentifikueshem. Ndaj për momentin ata konsiderohen të humbur.

 

Autobusi i turistëve ishte nisur nga Saksonia në drejtim të Italisë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë