E hënë, 9 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Bota

Gjermani, 28 orë punë në javë

Vitin e ardhshëm punëtorët në firmat më të mëdha inxhinierike të Gjermanisë mund të zgjedhin të punojnë 28 orë në javë deri në dy vjet, përpara se të kthehen në javën standarde prej 35 orësh.

 

Marrëveshja u negociua me përfaqësuesit e më shumë se 700 kompanive në Gjermaninë jugperëndimore. Ajo  u jep gjithashtu punëtorëve mundësinë për të punuar 40 orë nëse duan të fitojnë më shumë.

 

Reklamë

Sipas mediave gjermane, drejtuesit lokale të sindikatave bënë të ditur se palët kishin rënë dakord edhe për një rritje pagash prej 4.3 për qind.

 

Bumi i vazhdueshëm ekonomik i Gjermanisë u ka dhënë sindikatave një dorë të fortë në negociatat për rritje të pagave këtë vit.

 

Ekonomia u rrit me 2.2 për qind vitin e kaluar, rritja më e madhe e saj që nga viti 2011, dhe papunësia është e ulët.

 

Marrëveshja mbulon 900,000 punonjës që punojnë në industrinë metalike dhe elektrike në shtetin jugperëndimor të Baden-Vuerttemberg, por do të shtrihet në 3.9 milion punëtorë aktivë në këtë sektor në mbarë vendin.

Më shumë video

Reklamë