Subscribe

Gjermania i bën thirrje vendeve skeptike të hapin dritën jeshile për çeljen e negociatave të antarësimit në Bashkimin Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

 

Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare, MInistria e Jashtme GJermane thekson se vota pro për këto dy shtete, është një sinjal I rëndësishëm.

 

 “Të gjitha shtetet anëtare të BE-së duhet të aprovojnë hapjen e negociatave të pranimit në BE me të dy shtetet. Me rezolutën e Bundestagut, Gjermania sinjalizoi gatishmërinë e saj – ashtu siç vepruan pothuajse të gjitha vendet anëtare të BE-së. Megjithatë ka ende disa boshllëqe. Franca, Hollanda dhe Danimarka ende nuk kanë dhënë qëndrimin e tyre. Këshilli Europian më pas pas do të japë vendimin më 17/18 tetor.  BE-ja mund të hapë negociatat e pranimit. Vendimi i kushtëzuar i propozuar nga Bundestag-u gjerman mund të bindë edhe vendet e tjera antare të BE të vendosin për celjen e negociatave të pranimit”

 

Ministria e Jashtme gjermane thekson më tej se çelja e negociatave, në fakt nënkupton përgjegjësitë që Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të marrin përsipër, pra përmbushjen e tyre hap pas hapi. Vetëm kështu dy vendet mund të bëhen antare të Bashkimit Europian.

 

“BE i kushton vëmendje të veçantë sundimit të ligjit dhe demokracisë. Vetëm nëse vendet përmbushin standardet e caktuara, ato mund të bëhen vende anëtare të BE – së. Ky kushtëzim është një mjet efektiv i politikës së jashtme në BE për të siguruar stimuj për një transformim demokratik dhe të sundimit të ligjit. Vendimi nënvizon rëndësinë e Ballkanit Perëndimor për BE-në . Në të njëjtën kohë, ai e bën të qartë se reformat do të shpërblehen”

 

Shqipëria sipas Berlinit zyrtar duhet të përmbushë kushtet e përcaktuara për shtetin e sw drejtws.

 

 “Për Shqipërinë, vendimi i Bundestagut përcakton se kushtet e mëtejshme duhet të përmbushen përpara se Gjermania të pranojë fazën tjetër të procesit. Këto përfshijnë përparimin në pesë fushat kryesore të reformës gjyqësore, reformës në administratën publike, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mbrojtjen e vazhdueshme të të drejtave të njeriut.

 

Për Maqedoninë e Veriut, ministria e jashtme gjermane thekson se ka bërë një hap të rëndësishëm me zgjidhjen historike të mosmarrëveshjes për emrin.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *