Eksperti i tregjeve financiare Artan Gjergji thotë se banka e Shqipërisë po frenon tregun e kredi-dhënieve. Nga janari marrja e një kredie konsumatore do të jetë po aq e vështirë sa marrja në bankë
“Me këto kritere unë them se banka do të frenojë tregun e kredive. Qytetarët do të kenë thuajse të njëjtat kritere për të marrë kredi konsumatore si ato që ofrojnë bankat. Në këtë këndvështrim do të ketë rënie të konkurrueshmërisë së këtyre kompanive përballë sistemit bankarë“, u shpreh Gjergji.
Sipas ekspertit Gjergji, banka nuk ka prekur ende zemrën e problemit që janë kompanitë që mbledhin borxhe të papaguara
“Tregu i mikrofinancës ka vënë për tu përmirësuar, për të rritur transparencën etj, por halli më i madh janë kompanitë që mbledhin kreditë e këqija. Ato u kthyen në një plagë të madhe për shoqërinë, ndaj fokusi i BSH duhet të jetë në këtë segment të tregut“, tha Gjergji në E-ZONE.
Një grup pune me bankën botërore dhe ministrisë e drejtësisë si dhe me bankën qendrore po punon për të gjetur formulën e duhur edhe për ekzekutimin e vendimeve nga gjykata, aty ku dhe janë shënuar problematikat më të mprehta. Kredimarrësve u është sekuestruar çdo aset i mundshëm edhe pse borxhi ka qenë në shifra minimale.





