Subscribe

Pas prangosjes së 16 personave pjesë e grupit të cilët shpërndanin drogë në Tiranë policia ka nisur hetimet për falsifikimin e dokumentave. Bëhet fjalë për këtë kartë identiteti leje drejtimi, por dhe pasaportë të falsifikuar të kreut të grupit Gjergj Cukali. Burime pranë policisë thanë se gjeneralitetet janë të falsifikuara, pasi nuk rezultojnë në sistemin e shtetasve, por ajo që shqetëson policinë është mënyra e falsifikimit të këtyre dokumenteve. Ato janë të njëjtë me origjinalet çka ngre dyshime se kemi të bëjmë me një laborator të sofistikuar falsifikimesh. Hetuesit thanë se po marrin në pyetje Cukalin për falsifikimet por ende nuk kanë informacion për falsifikimin e dokumenteve. Prej kohësh 37-vjeçari i fshihej policisë me identitet të rreme çka e bëri mjaft të vështirë identifikimin e tij. Policia nga ana tjetër ka nisur verifikimet dhe për autorësinë e mjeteve të lëna peng bandës çka do të zgjeronte rrethin e përdoruesve të drogës, por edhe shpërndarësve të kokainës. Gjergj Cukali u arrestua gjatë një operacioni të gjerë të antidrogës ku në pranga ranë dhe 15 persona të tjerë pjesë e shpërndarësve të kokainës. Ata e kishin shtrirë aktivitetin e tyre në pikat kyçe të kryeqytetit, ndërkohë që nga shitja e drogës përfitonin 50 mijë euro në muaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *