E premte, 25 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur 2 Eps.) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen nga SFIDA

Pasi nuk mundi te nxjerre asnjë deputet ne zgjedhjet e 25 qershorit, Gjergj Bojaxhi jep dorëheqjen si administrator i partisë SFIDA.  Lajmin e bëri të ditur vetë Bojaxhi, në një postim në faqen e tij në “Facebook”. Ai sqaron se: “Misioni ynë vijon dhe mbetet të mundim politikën e pazareve dhe militantizmit. Sfida sapo ka filluar”. Me tej, Bojaxhi shpreh bindjen se vetëm një shtet i drejtë është i fortë, dhe jo e kundërta. “Ndaj qëllimi si shoqëri – sipas tij – nuk duhet të jetë një shtet i fortë me të dobëtin, por i barabartë përpara ligjit mes të dobëtit dhe të fortit, mes të varfrit dhe të pasurit, mes politikanëve dhe qytetarëve”. Ndërkohë ai ka uruar edhe Edi Ramën për fitoren.

 

 

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë