1. Pastron veten

Vagina është një organ vetëpastrues. Sekrecionet e bardha nuk paralajmërojnë asgjë të keqe, pasi vetëm në rastet kur ato mungojnë e vagina juaj ështe e thatë ka diçka që nuk shkon. Është krejtësisht e shëndetshme që organi gjenital femëror të eleminojë përmes lëngjeve vaginale bakteret dhe qelizat e vjetra për të parandaluar patogjenët e padëshiruar të hyjnë në mitër.

 

2. Mund të ndryshojë ngjyrën

Gjatë periodave apo shtatzënisë, qarkullimi i gjakut nuk është i njëjtë në organet gjenitale dhe kjo bën që ngjyra e lëkurës në këtë pjesë të trupit të ndryshojë në kohë. Ulja e nivelit të estrogjenit gjatë periudhës së menopauzës gjithashtu mund të zbehë ngjyrën e organit gjenital. Këto ndryshime janë normale dhe nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

 

3. Mund të ndryshojë madhësi (të bëhet më e madhe) dhe mund të forcohet

Zgjerimi i eënve të gjakur për arsye të ndrsyhme (orgazmë, shtatzëni, lindje etj) mund të shkaktojnë një zmadhim të vaginës, por duke qenë një organ muskulor vagina do të kthehet sërisht në formën e saj fillestare. Kegel, nëse më parë nuk e kishit dëgjuar këtë fjalë, mësojeni se këto janë ushtrimet e famshme që forcojnë muskulin e vaginës.

 

4. Mund t’ju “flasë”

Vagina ka shumë gjëra të rëndësishme që është e gatshme t’jua tregojë dhe ajo që ju mbetet është vetëm ta kuptoni.

 

5. Mund të thyejë një penis

Ndonëse është një fenomen jashtëzakonisht i rrallë, rastet e raportuara të djemve që kanë thyer penisin gjatë aktit seksual nuk mungojnë. Kur muskujt e legenit ngushtohen gjatë aktit seksual, si penetrimi ashtu dhe nxjerrja e penisit behet e pamundur duke shkaktuar frakturë.

 

6. Mund të përjetojnë tre lloje të ndryshme të orgazmës

Klitorale: Kur kaloni në orgazëm stimulimit të klitorit, pa depërtimin vaginal.
Vaginale: Një orgazmë që është rezultat i penetrimit vaginal, kryesisht, me pak ose aspak stimulim klitoral.
Përzier: Kur keni stimulim të klitorit, vaginës dhe qafës së mitrës (stimulimi i qafës së mitrës mund të jetë i dhimbshëm për disa gra dhe i pëlqyeshëm për të tjerat).

 

7. Mund të jetoni me dy vagina

Është e rrallë, por është e mundur të lindësh me dy vagina e së bashku me të vijnë dy mitra por një sasi “normale” vezësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *