Bota
Gjeorgjia zgjedh për herë të parë një grua si presidente

Salome Zurabishvili, presidential candidate supported by the governing Georgian Dream Party, gives a thumbs up as she attends the final pre-election rally in Tbilisi, Georgia October 25, 2018. REUTERS/David Mdzinarishvili
Zgjedhjet presidenciale në Gjeorgji janë fituar nga Salome Zurabishvili, duke u bërë e para femër në këtë vend që do të udhëheqë zyrën e të parit të shtetit.
Ish-diplomatja ka siguruar 59% të tyre, ndërsa rivali i saj, Grigol Vashadze, 40%, njoftoi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Tbilisi. Presidentja e re është mbështetur nga partia në pushtet Ëndrra Gjeorgjiane, ndërsa Vashadze ka qenë kandidat i opozitës së bashkuar.
Zurabishvili, 66 vjeçe, ka lindur në Francë, pasi prindërit e saj kanë ikur nga Gjeorgjia në vitin 1921, pas aneksimit të saj nga forcat sovjetike. Në fjalën e saj ajo ka thënë se favorizon balancimin e marrëdhënieve të Gjeorgjisë me Rusinë dhe Perëndimin.




