Spanja pësoi një humbje shqetësuese ne takimin e fundit miqësore para nisjes se kampionatit evropian. Kampionet ne fuqi te kontinentit u munden 1 me 0 nga Gjeorgjia ne një Etst General te skuadrës se Del Boskes para ndeshjes hapëse te evropianit me 13 qershor kundër Republikës Çeke. Nje paraqitje e dobët, e cila nuk mund te justifikohet ne asnjë mënyre per me tepër qe ne formacion kane qene shume prej lojtareve qe pritet te mbajnë peshën kryesore ne këtë eveniment. Gjeorgjianet shënuan golin me Okriashvilin në minutën e 40 pas një kundërsulm të shpejti në një gabim të Hordi Albes, duke shtangur tifozët spanjollë të pranishëm në stadiumin e Getafes. Duhet thëne që reagimi i iberikeve ishte i dobët me vetëm një shtylle te Tiago Alkantares dhe dy raste sporadike të Fabregas dhe Nolitos. Hijet e problemeve te mëdha të botërorit te fundit në Brazil, tashmë janë evidente për ekipin spanjoll.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *