Autoritetet gjermane arrestuan një 30-vjeçar shqiptar me qëllim ekstradimin drejt vendit tonë.

 

Shtetasi me inicialet D. V., banues në Sarandë, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar sepse në vitin 2019 gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për kryerjen e veprave penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grup i strukturuar kriminal”.

 

30-vjeçari doli i implikuar në një grup kriminal në vitin 2018, kur Policia e Gjirokastrës sekuestroi 30 kg kanabis, që do të trafikohej në Greqi.

 

I arrestuari kishte për detyrë të gjente lëndën narkotike dhe ta përgatiste për trafikim drejt shtetit fqinj.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *