E shtunë, 14 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 55 minuta më parë
Politikë

Gjenocidi serb, votohet në OKB me 84 vota pro rezolutës për Srebenicën

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara miratoi me 84 vota pro këtë të enjte  projekt-rezolutën për gjenocidin e Srebrenicës. Draft-rezoluta ka për qëllim të shpall 11 korrikun si “Ditën Ndërkombëtare të Kujtimit dhe Shënimit të Gjenocidit të vitit 1995 në Srebrenicë”.

Votimi ishte me 84 vota pro, 68 abstenime dhe 19 vota kundër.

OKB-ja, siç thuhet në draft-rezolutë, dënon pa rezervë çdo mohim të gjenocidit në Srebrenicë si fakt historik dhe u bën thirrje shteteve anëtare të ruajnë faktet, përfshirë përmes sistemeve arsimore duke zhvilluar programe të përshtatshme.

Në tekst po ashtu theksohet rëndësia e përfundimit të procesit të gjetjes dhe identifikimit të mbetjeve mortore të viktimave të gjenocidit në Srebrenicës, në mënyrë që ata të varrosen në mënyrë të dinjitetshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë