E enjte, 17 Shtator 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 orë më parë
Bota

Gjenocidi armen, Turqia kundër rezolutës amerikane

Ilustrim · Vizion Plus

Ministria e Jashtme e Turqisë ka thënë se thirri ambasadorin e SHBA-së në Ankara pas një rezolute të miratuar mbrëmë nga ligjvënësit amerikanë, që i cilëson gjenocid vrasjet e armenëve një shekull më parë.

 

Ministria shprehu keqardhjen e saj për vendimin. Rezoluta u miratua njëzëri nga Senati amerikan. Akti historik e ka zemëruar Turqinë, duke i dhënë një tjetër goditje marrëdhënieve tashmë të brishta mes dy aleatëve të NATO-s.

 

Ankaraja e dënoi vendimin, duke e quajtur atë të pavlefshëm si dhe dënoi ligjvënësit amerikanë për atë që ajo e quan “politizim të historisë”.

 

Rezoluta u miratua njëzëri në Senat. Në të konsiderohen si gjenocid vrasja e 1.5 milionë armenëve nga Perandoria Osmane nga viti 1915 deri në vitin 1923.

 

Dhoma e Përfaqësuesve e udhëhequr nga demokratët, e kishte miratuar rezolutën me një shumicë dërrmuese në muajin tetor. Por votimi në Senat u bllokua në mënyrë të përsëritur nga senatorët republikanë që nga takimi i Presidentit Trump me homologun e tij turk më 13 nëntor./VOA

admin
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh