Subscribe

Ea Zogaj ishte fituesja e madhe e spektaklit të talenteve “Gjeniu i Vogël”.

 

Me një vendim un anim nga të katër anëtarët e jurisë, 10-vjeçarja nga Shkodra u zgjodh zëri më i mirë mes 12 finalistëve të edicionit të tetë.

 

EA ZOGAJ

FITUESE E “GJENIUT TE VOGEL”

“Jam shumë e emocionuar më e lumtur se kurrë, nuk di çfarë të them. Nuk flas dot nuk e di edhe e prisja dhe jo.”

 

Së bashku me Ean në treshen finaliste dolën dhe dy vajzat e tjera të talentuara Françeska Kasa dhe Anja Myrtaj, të cilat spikatën përgjatë 16 javëve për interpretimet e tyre të veçanta.

 

FRANÇESKA KASA – FINALISTE

 

“Ishte një rrugëtim shumë i bukur dhe në fakt jam e mërzitur që ky rrugëtim mbaroi. I uroj shumë suksese Eas për fitoren dhe jam shumë  lumtur që isha deri në treshe, kjo më mjafton që isha në finale.”

 

ANJA MYRTAJ – FINALISTE

 

 

“Ndjehem shumë e lumtur që arrita deri këtu, unë e ndjej veten një fituese dhe e i uroj suksese të gjithëve që nga fillimi deri tani. I uroj shumë suksese Eas, ta çoj çmimin në Shkodër dhe të na nderojë të gjithëve.”

 

 

Produksioni i Gjeniut për shkak të talenteve të shumtë që ky edicion kishte, ngjiti në skenë 12 finalistë. Mbrëmja nisi me gjashtë sfidat e para dyshe që ishin zgjedhur në mënyrë të rastësishme nga një short i hedhur pak ditë më parë.

 

Nga këto sfida u eliminuan Kejt, Xhejson, Sergita, Bletisa, Erina dhe Irsa, që jo vetëm e vunë jurinë para zgjedhjesh shumë të vështira, por dhuruan dhe plot emocione me zërat e tyre.

 

 

FEMIJE E TJERE FINALISTE

1-“Ka qenë eksperienca ime e parë kaq e bukur dhe kaq e madhe ndjehem shumë mirë jam shumë e lumtur që arrita deri këtu dhe të jap këtë performancë.”

 

2-“Kjo eksperiencë ka qenë eksperienca më e bukur e jetës sime, dhe jam shumë falënderues për gjithë produksionin dhe jurinë.”

 

3-“Jam akoma e emocionuar dhe e lumtur që arrita të prek finalen.”

 

4-“Jam shumë e lumtur dhe ky rrugëtim ka qenë fantastik.”

 

5-“Kjo eksperiencë ka qenë më e bukura, dhe më e magjishmja. Do më marri  malli për shumë konkurrentë.”

 

6-“Jam pak e mërzitur por dhe e lumtur pasi e rëndësishme është që erdha deri në finale.”

 

Raundi i dytë i sfidave sërish u zgjodh pas një shorti të hedhur live ku u përballën 6 finalistët e mbetur me njëri-tjetrin. Përballje të cilat eliminuan Nikol, Marinelën dhe Rein.

 

TE ELEMINUARIT E DYTE

 

 

1-“Ka qenë një shkollë për mua dhe jam shumë krenare që kam arritur deri këtu dhe e quaj veten normalisht fituese që kam arritur deri këtu.”

 

2- “Nuk mund ta përshkruaj dot ka qenë një eksperiencë waw. Në të gjitha performancat që kam bërë unë kam dhënë më të mirën.”

 

 

Për më shumë se katër orë në ekranin e Vizion Plus u prezantua një natë magjike plot emocione të forta, ku surprize ishte interpretimi për herë të parë i mentoreve te fëmijëve

 

Në 16 javë rrugëtim në Vizion Plus, Gjeniu i vogël ngjiti në skenë 36 konkurrentë, të cilët tashmë kanë hedhur një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre muzikore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *