E enjte, 8 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kulturë

“Gjeniu i Vogël”, rekord shikueshmërie/ Mbrëmja e parë ngjiti në skenë 12 fëmijë

Spektakli më i madh i talenteve të vegjël “Gjeniu… ” startoi mbrëmjen e djeshme edicionin e tij të tetë në ekranin e Vizion Plus.

 

Reklamë

Nën moderimin e Jonida Vokshit, për 17 javë, producentët dhe ideatorët artistikë do të sjellin në vëmendje të publikut interpretimet dhe arritjet e një brezi artistësh të së ardhmes.

Nën emocionet e garës, 12 fëmijët konkurrentë të natës së parë sollën këngë jo vetëm këngë të repertorit shqip, por dhe atij të huaj.

Reklamë

 

“Unë u ndjeva shumë mirë. Edhe po nuk kalova unë jam shumë e kënaqur që takova këta persona.”

 

“Për mendimin tim shkoi çdo gjë shumë mirë, emocionet ishin të mëdha por besoj se ja dola. Çdo moment e ndjeva, isha shumë e lumtur dhe me vetëbesim. Ja dola.”

 

“Isha shumë e emocionuar, bëra dhe jurinë me emocione dhe kjo më pëlqen.”

 

Gjenitë e vegjël u njohën dhe me komentet e jurisë profesioniste, të përbërë nga emra të njohur të muzikës shqiptare, si Adi Hila, Vikena Kamenica, Bojken Lako dhe Olta Boka.

Fëmijët:

 

“Ishin shumë të mirë, më dhanë përgjigje shumë të mira dhe më thanë që jo vetëm që këndon shumë bukur por dhe luan futboll.”

 

“Nuk e di jam e emocionuar shumë. Më thanë komente pozitive me sa pashë dhe për këtë jam shumë e emocionuar dhe e lumtur.”

 

Nata e parë solli dhe sfidat e para të fëmijëve, nga të cilët Anja Myrtaj, Franceska Kasa, Bletisa Karaj dhe Xhejson Rama kaluan menjëherë në finale. Ndërsa nga tetë pjesëmarrësit e mbetur u zgjodhën përmes konkurrimit me njëri-tjetrin edhe tre finalistë, ndërkohë që në njërën juria u nda me gjykime në mënyrë të barabartë duke e çuar sfidën sërish në natën e dytë.

Superproduksioni “Gjeniu i vogël”, që mban vulën e Pandi Laços, Bledi Laços dhe Adi Hilës, në natën e tij përveç surprizave solli dhe një rekord shikueshmërie. Ndaj Vizion Plus ju fton ta ndiqni çdo të martë në orën 21:00.

Më shumë video

Reklamë