Subscribe

“Vizioni i Pasdites” i moderuar nga Brikena Prifti në Vizion Plus, ka patur këtë të premte një të fuar shumë special, Romeo Dedën i njohur ndryshe edhe si “Gjeniu i verbër”.

 

Romeo Deda është një person që ka humbur shikimin, por kjo se ka penguar aspak atë që të bëjë gjëra të mëdha në jetë, kjo dhe falë dhuntisë së tij të rrallë atë të një memorieje shumë të fortë.

 

Deda rrëfeu në “Vizioni i Pasdites” se ai ka përpiluar me ekzaktësi kalendarin e viti 1 miliardë, të cilin do ta shesë.

 

“Kam bërë kalendarin e vitit 1 miliardë dhe mendoj ta shes diku jashtë”, tha Deda.

 

I pyetur nga moderatorja Prifti se përvecc memorizimit të kalendarit, çfarë mund të bëjë tjetër. Romeo Deda tha se falë kujtesës së tij ai mund të kujtojë mbi 2200 ditëlindje të personazheve të njohur dhe të historisë.

 

Romeo tha se mbështetja e tij më e madhe është mamaja dhe familja. /Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *