Subscribe

Grabitësi i taksisë është një efektiv policie. Kane mjaftuar vetëm pak ore nga publikimi i videos ne media, që hetuesit te mbërrijnë tek emri i Eduart Budinit me detyre roje pranë repartit te FNSH ne Dragot. Burime thane për Vizion Plus se edhe arma e përdorur është ajo e shërbimit. Policia e Gjirokastrës shoqëroi Budinin si te dyshuarin kryesor te grabitjes se taksistit. Ne nëntor te vitit te kaluar, në rrugën “Tre Dëshmorët” në Tiranë, Budini hipi ne taksi, por ende pa u nisur, kërcënoi drejtuesin me pistolete. Grabitësi tentoi t’i marrë edhe unazën e martesës taksistit, por ky i fundit kundërshtoi.
Prej disa muajsh, policia nuk kishte mundur të binte në gjurmët e grabitësit, ndërkohë që ai gjendej brenda radhëve të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *