Me fjalë të ashpra ju drejtua edhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi. Në “Facebook”, ai e quajti Lleshajn “Gjeneral nën poture” që kërkoi të bëhej ministër në shkelje të Kushtetutës.

 

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit? Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”

 

Më herët ishte Sandër Lleshaj ai i cili propozoi që tani të kornizohet me ligj institucioni i Presidentit. Ai tha se Policia e Shtetit në 2 mars do të hyjë në histori sepse do të garantojë rendin e një tubimi anti-qeveritar të kreut të shtetit. “Gjakrat” në politikë u rindezën pas ftesës së Metës për popullin që të dalë në rrugë në 2 mars për të shpartalluar, sipas tij, grushtin e shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *